OSHEE: Kjo zonë e Tiranës deri në orën 17:00 do jetë pa drita

Tirana

OSHEE: Kjo zonë e Tiranës deri në orën 17:00 do jetë pa drita

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të rënies së zjarrit në kabinën private të një biznesi, një pjesë e autostradës Tirane – Durrës, nga mbikalimi i Kamzës deri te mbikalimi i Aeroportit, ka mbetur pa energji elektrike.

Djegia e kabinës ka dëmtuar dy fidra, për riparimin e te cilave janë duke punuar paralelisht brigadat e OSHEE.

Po ashtu, mësohet se defekti mund të rregullohet brenda orës 17:00, të ditës së sotme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat