Megjithëse kur erdhe në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtojë se të gjithë banorët e kryeqyteti do të jenë njësoj, duket se ai është shumë larg këtij zotimi.
Veliaj, pas shpalli programin e Bashkisë së Tiranës, ishte shumë i qartë kur patë deklaruar dy vjet më parë, se do kujdesej që në çdo zonë të kryeqytetit të bëjë investime dhe të përmirësojë jetesën e banorëve.
Në fakt, një gjë të tillë nuk e ka bërë me një lagje në Kombinat, ku prej dy vitesh nuk është bërë asnjë investim nga Bashkia e Tiranës.
E megjithëse zona në fjalë është mjaft tërheqëse për banorët e Kombinatit, pasi aty ndodhet një liqen, dhe shumë njerëz, dalin për shëtitje në darkë, duket se për Bashkinë e Tiranës, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të vënë dorë për të investuar.
Është vetëm 1 km rrugë, saktësisht rrugë ‘Hamdi Cenoimeri’ që ndanë zhvillimin me prapambetjen, kujdesin me mospërfilljen e pushtetit lokal, ku ka më shumë se dy muaj që mburren me Pazarin e Ri.
Por, kreu i Bashkisë duhet ta dijë se Tirana nuk është vetëm Pazari i Ri, nuk është vetëm sheshi i Tiranës, po ka jetë edhe përtej, siç është kjo zona në Kombinat, që mjafton shumë pak investim për ta bërë një nga zona më tërheqëse për banorët.
Banorët e kësaj zone kanë kontaktuar me median, duke u ankuar për rrugën e pashtruar, edhe pse shumë herë u është premtuar diçka e tillë.
Ata shprehen, se në këtë lagje mund të bëhet edhe një park lojërash për fëmijë, meqë Bashkia është e dhënë shumë pas ndërtimit të këndeve të lojërave për fëmijë.
Po ashtu, ata kanë dërguar edhe disa foto për të ilustruar se çfarë ndodhë në këtë lagje.