Veliaj: Në sheshin “Skëndërbej” dhe karikues për bateritë e makinave elektronike

Tirana

Veliaj: Në sheshin “Skëndërbej” dhe karikues për bateritë e makinave elektronike

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 18:00
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sjellë një risi tjetër për Tiranën, pasi deklaroi sot se , për herë të parë do të ketë të instaluar karikues për bateritë e makinave elektrike.

Në një postim në Facebook, pasditen e së mërkurës Veliaj demonstron në vendin e karikimit të baterive te makinave elektronike me qëllim  inkurajimin e makinave elektrike për një qytet më të shëndetshëm.

“Për herë të parë në Shqipëri te Sheshi Skënderbej karikues elektrike fast-charge për të inkurajuar makinat elektrike që mbrojnë ambientin ”, shkruan Veliaj duke sjellë dhe një stet fotosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat