Surpriza në Tiranë! Nënkryetarit të kuvendit i ikën mandati, e merr djali i themeluesit të PS

Tirana

Surpriza në Tiranë! Nënkryetarit të kuvendit i ikën mandati, e merr djali i themeluesit të PS

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 09:21
Tirane

Lufta në Tiranë po bëhet votë më votë dhe kuti më kuti e sidomos mes PS-së, PDIU-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në “lojë” është një mandat deputeti, të cilën deri më tani e ka “rrëmbyer” Partia Socialiste nga duart e PDIU-së, jo më pak por nga vetë kreu i kësaj partie, nënkryetarit të kuvendit Shpëtim Idrizi.

Deri më tani, në kutinë e 1108 të numëruar (në total 1198) kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi qëndron jashtë parlamentit të Shqipërisë. Por pavarësisht se për mandatin e Idrizit ka ende luftë, beteja për Sekretaren e PDIU-së, Mesila Doda është e humbur, pasi ajo rradhitet e dyta në listën për qarkun e Tiranës tek kjo parti.

Nga ana tjetër, personi që ka marrë mandatin e nënkryetarit të kuvendit është djali i njëri ndër senatorëve të Partisë Socialiste, profesor Servet Pëllumbit. PS mban deri më tani mandatin e saj të 18-të në qarkun e Tiranës, dhe deputet i saj do të jetë dhe Arben Pëllumbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat