Shkatërrimi i parkut në Tiranë. “Janë falsifikuar dokumentet e ndikimit në mjedis”

Tirana

Shkatërrimi i parkut në Tiranë. “Janë falsifikuar dokumentet e ndikimit në mjedis”

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 11:50
Pamje nga protesta

Akuza të reja janë bërë publike për sa i përket firmës e cila do të ndërtojë një kompleks pallatesh te parku i ish-Parkut të Autobsave në kryeqytet.

Aktivistët  kanë bërë publike me anë të një statusi në faqen “Qytetarët për Parkun”, një dokument që sipas tyre e bën të pavlefshme lejen e ndërtimit që kjo firmë ka për të ndërtuar në atë zonë.  Aktivistët pretendojë se firma e ndërtimit “Arlis-Ndërtim”, ka arritur të marri lejen e ndërtimit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve për ndikimin në mjedis.

Statusi i plotë:

Subjekti Arlis-Ndertim me shume mundesi ka falsifikuar dokumentat e vlersimit te ndikimit ne mjedis, duke e spostuar njollen e studimit ne nje zone pertej parkut, nderkohe nese keto fakte jane te verteta bashkia ka leshuar nje leje ndertimi te bazuar ne dokumenta false. Aktualisht sipas ketij materiali subjekti ndertues nuk disponon leje mjedisore per ndertim brenda parkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat