Mungesa e reshjeve, apeli i Veliajt: Nuk kemi ujë aq sa duhet, të bëjmë kujdes

Tirana

Mungesa e reshjeve, apeli i Veliajt: Nuk kemi ujë aq sa duhet, të bëjmë kujdes

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 23:46
Erion Veliaj

Java që lamë pas ishte ndër më të nxehtat të regjistruara në Shqipëri jo vetëm për këtë vit, por jo gjithçka ka mbaruar pasi në fundjavë, temperaturat pranë 40 gradëve celcius do të rikthehen.

Mungesa e reshjeve dhe problematikat me furnizimin me ujë në kryeqytet kanë qenë gjithashtu një shqetësim për qytetarët e po ashtu edhe për kryebashkiakut Veliaj, i cili ka habitur me deklaratën e tij.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Veliaj ka bërë sërish apel drejtuar qytetarëve që të kursejnë ujin si dhe ka deklaruar:

 “Po të ishte reale që ai kërcimi indian sjell shi, jam gati të hipi majë tavolinës tënde e ta kërcej tani”.

“Duhet të tregohemi të kujdesshëm me përdorimin e ujit të pijshëm. Është e nevojshme që të tregojmë një menaxhim më të kujdesshëm, pasi për shkak të mungesave të shiut, nuk kemi ujë aq sa duhet. Kemi 6 muaj pa reshje në Tiranë.

Po të ishte reale që ai kërcimi indian sjell shi, jam gati të hipi majë tavolinës tende e ta kërcej tani.

Por nuk kam çfarë të bëj, nuk ka shi. Këtë e konfirmon edhe Energjetika, që ka probleme për shkak të situatës me motin. Edhe vendet e tjera të rajonit ndodhen në këtë situatë”– ka shtuar më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat