Policia e Tiranës i bën surprizën më të pakëndshme kultivuesit të drogës

Tirana

Policia e Tiranës i bën surprizën më të pakëndshme kultivuesit të drogës

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 09:56
Droga

Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve të ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka bërë të mundur ditën e djeshme zbulimin e një parcele me kanabis sativa.

Mësohet se parcela është zbuluar në vendin e quajtur ‘Maja e Ksulit’ në kufirin mes qytetit të Tiranës dhe Elbasanit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas informacioneve të marra se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendndodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet e ushtruara mësohet se është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike  Cannabis Sattiva, ku Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë.

Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë Cannabis Sattiva, të cilat janë sekuestruar nga policia  në cilësinë e provës materiale.

Në pranga është vënë Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë, ku ndaj ti është ngritur akuza e ‘Kultivimit të bimëve narkotike”.

Po ashtu, po punohet për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat