Gjendja e mjedisit/Julian Beqiri: Tirana qyteti më i ndotur

Tirana

Gjendja e mjedisit/Julian Beqiri: Tirana qyteti më i ndotur

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:49
Julian Beqiri

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri, ditën e sotme ka prezantuar Gjendjen e Mjedisit 2016. Ai është shprehur se fondet për këtë institucion janë reduktuar ndjeshëm me gati përgjysmimin e tyre.

Në raportin e Beqirit qyteti më i ndotur në vend është qyteti i Tiranës, e ndërsa pas tij janë qytetet e Fierit, Lushnjës dhe Lezhës.

“Fier, Lushnje, Lezhe 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, AKM ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Grimca e pluhurit problematike. Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça (vetëm periudhe dimri, shkaku ngrohja me dru zjarri)”,tha Julian Beqiri.

Një problem tjetër sipas Beqirit është edhe ndotja akustike, ku sërish qyteti më problematik është Tirana. “Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i 2-të i riskut për shëndetin publik. Tirana më problematikja; ditën 17.23% më lartë se norma e lejuar, natën 24.91% më lart se norma e lejuar”.

Beqiri tha se edhe zhdukja e 15 tipeve drunore është një problem i madh, ai pranon se moratoriumi do të sjellë ripërtëritjen e mbulesës së tokës por ky mbetet një problem.

E ndërsa për ujërat ai tha se ka përmirësime të dukshme por sërish ka problematika të shumta, bashkitë po bëjnë një punë të vogël në menaxhimin e mbetjeve.

“Detet kanë përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika ende janë problematike. Problem është ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kanë ndryshim nga 2015. Bashkitë kanë ende një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, tha Julian Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat