Veliaj, mes 40 kryebashkiakëve më të spikatur

Tirana

Veliaj, mes 40 kryebashkiakëve më të spikatur

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 16:03
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u përzgjodh si një ndër 40 kryetarët e bashkive më të spikatura për hapjen e programit Iniciativat e Lidershipit, zhvilluar në Nju Jork nën kudjesin e ish-kryetarit të bashkisë atje, Michael Bloomberg.

Kjo nismë, e cila organziohet nga Bloomberg Philanthropies, Harward Business School  dhe Harward Kennedy School është një përpjekje e parë në botë për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për drejtimin e një qeverie lokale. 

Në këtë forum marrin pjesë kryetarë të suksesshëm bashkish të qyteteve si Uashington DC, Varshavë, Vilnus, Stokholm e të tjerë. Kryetarët e bashkive diskutuan mbi sfidat e menaxhimit të qeverisjes vendore dhe mundësitë që ekzistojnë për përdorimin e mekanizmave inovativë që rrisin dhe lehtësojnë shërbimin ndaj qytetarëve. 

Kjo nismë u krijon mundësi pjesëmarrësve që të mund të përfitojnë grante për zhvillim nga Bloomberg Philanthropies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat