Rritja e ujit të pijshëm në Tiranë, Lulzim Basha e quan “kriminale” dhe bën një thirrje

Tirana

Rritja e ujit të pijshëm në Tiranë, Lulzim Basha e quan “kriminale” dhe bën një thirrje

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e marr nga  Bashkia e Tiranës për rritjen çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet.

Po ashtu, Basha ka thënë se Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Kryeministrit të Shqipërisë Ei Ramës dhe Kryebashkiakut Erion Veliajt.

Postimi i plotë:

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij.

Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat