Miratohet rritja e çmimit të ujit, LSI dhe PDIU bashkohet me PS

Tirana

Miratohet rritja e çmimit të ujit, LSI dhe PDIU bashkohet me PS

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:24
Mbledhja e Bashkisë së Tiranës

Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u vendos me 31 vota pro të këshilltarëve të PS të LSI dhe atyre të PDIU-së, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike bojkotuan sallën.

Pas 1 orë e 30 minuta mbledhje, konkretisht pro këtij vendim votuan 25 këshilltarë të PS, 3 të PDIU, 2 të LSI dhe 1 i FRD.

Plani i bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3: nga 45 lekë/ m3 bëhet 65 lekë/m3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat