Jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës së Tiranës, pas ultimatumit të Ramës

Tirana

Jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës së Tiranës, pas ultimatumit të Ramës

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 12:47
Lediana Bardhi

Drejtoresha e Hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se edhe ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi e ka miratuar dorëheqjen e saj.

Lënia e postit nga Bardhi është në përgjigje të ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama një javë më parë për drejtuesit e Hipotekave, që t'i linin postet e tyre pasi ishin këto zyra ishin më problematiket për qytetarët.

Edhe gjatë fushatës elektorale, kur Rama i shigjetoi zyrat e Hipotekave për paaftësinë e tyre dhe korrupsionin që mbizotëronte dhe i lidhi ato me LSI-në, edhe pas fitores, kur nisi dëgjesat me qytetarët, doli në konkluzionin se 'pastrimi' i administratës duhej filluar pikërisht prej këtu, krahas spitaleve

Lediana Bardhi ishte emëruar në vitin 2014 me propozimin e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Ja si iu drejtua Rama, krerëve të Hipotekave, kur iu kërkoi dorëheqjen: “Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje... Ju kërkoj dorëheqjen të gjithëve, të ikni me dinjitet. Të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra.... Pra t'i jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave... Nuk e di çtë them!!! 

Jepni dorëheqjen me dinjitet! Nuk më intereson nga vini! Kjo histori mbaron këtu. Ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë!”- iu tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat