Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës, shkak punimet në kabina

Tirana

Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës, shkak punimet në kabina

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, nga ora 13:30 deri në 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet. Bëhet e ditur se ndërprerje do të ketë në rrugët “Gjikë Kuqali”, “Medar Shtylla” dhe “Grigor Heba”.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se kjo ndërprerje vjen si pasojë e punimeve që po bëhen në kabinën pranë stadiumit “Dinamo”.

Gjithashtu OSHEE bën me dije se punimet po bëhen në kuadër të investimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat