Shkelja më e shpeshtë që bëjnë urbanët në Tiranë, Bashkia 181 gjoba!

Tirana

Shkelja më e shpeshtë që bëjnë urbanët në Tiranë, Bashkia 181 gjoba!

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:04
Ilustrim

Janarin e një viti më parë, kur u ndryshua çmimi i biletës për transportin urban, Bashkia e Tiranës u kërkoi kompanive plotësimin e të paktën 10 kritereve.

Mosrespektimi i tyre ka çuar disa herë në gjobitjen e kompanive, të cilat në jo pak raste kanë cënuar standardet e transportit urban në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka marrë 181 masa administrative për 10 linjat e transportit në kryeqytet, shkruan TCH.

Gjobitja e tyre është bërë në bazë të një sistemi pikëzimi, nga i cili vendoset më pas për masat që do të merren. Sipas të dhënave, shkeljet më të shpeshta janë bërë për sistemin e ajrimit të automjeteve. Për këtë janë lëshuar 126 gjoba për mosfunksionimin e kondicionimit në autobusë.

Në jo pak raste, konkretisht 35 gjoba janë vendosur për mosrespektimin e stacionëve të autobusëve. Edhe në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar vlera shumë të larta, qytetarët duket se vuajnë ende nga këto shkelje.

Për 6-mujorin e parë të vitit 2017, kompanitë e transportit urban në Tiranë janë gjobitur 12 herë për mosdhënien e biletës te pasagjerët dhe gjithashtu masë është marrë edhe për mosnjohjen e abonesë. Për këtë të fundit, për të cilën pati edhe një debat për modelin e abonesë që do të ishte e vlefshme, me foto ose jo, Bashkia ka bërë të ditur se do të njihen të gjitha llojet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat