Çmimi i qirasë në Tiranë vetëm rritet! Ja trendi i ri që ka "infektuar" shqiptarët

Tirana

Çmimi i qirasë në Tiranë vetëm rritet! Ja trendi i ri që ka "infektuar" shqiptarët

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 06:20
Tirane

Jetesa në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë.

Ky fakt konfirmohet edhe nga agjentët imobiliare, të cilët thonë se, jo vetëm çmimet e apartamentet janë shumë të shtrenjtë, por edhe tregu i qirave po ecën në këtë trend. Sipas tyre, në Tiranë në zonën brenda unazës vështire të gjesh qira nen 250 euro. Apartamentet nje plus një të mobiluar fillojnë nga 300 euro.

Albens Sila, agjent imobiliar: Nëse një çmim diku 3 vjet më parë, një apartament kushtonte 25 mijë lekë të reja, tanimë as 30 apo 350 mijë lekë të reja nuk e gjen më. Tani, piku është shtatori tetori, ka një sasi shumë të madhë te studentëve italianë që vijnë.

Evis Dhamo, agjente imobiliare: Për çmimet e apartamenteve me qera mund të themi të kundërtën, janë të rritura, kërkesa është shumë e madhe, nga ciftet e reja nga studentët etj... çmimi minimal është tek 300 euro, dhomë e kuzhinë, e mobiluar.

Ajo çka vlerësohet nga agjentët imobiliar si trend është edhe largimi i familjeve nga qendrat urbane drejt periferive. Bëhet fjalë për ato që arrijnë të përballojnë qira në këto zona që arrin në 500 euro per hapësira te mëdha.

Albens Sila:Ka ndryshuar mentaliteti... ka biznesmenë e tregtarë që duan ta xhirojnë lekun dhe rrijnë me qera.

Evis Dhamo: Është një trend që po vihet re tek shqiptarët, kryesisht ata që jetojnë jashtë, apo ata persona që mund ta përballojnë... çmimet për të jetuar në periferi të Tiranës janë bërë si jashtë, që do të thotë se janë goxha të larta.

Prej vitesh tregu i qirave ka pësuar rritje të ndjeshme, pasi oferta dhe kërkesa janë të larta, për shkak edhe të pamundësisë për të blerë një apartament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat