Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e rrugës “Faik Konica”

Tirana

Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e rrugës “Faik Konica”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:50
Punimet në rrugën “Faik Konica”

 Zona pranë “Qytetit Studenti” dhe stadiumit kombëtar në ndërtim po merr një vlerë tjetër pas investimeve të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë një nga poliqendrat e saj, ashtu si Kinostudio, Lapraka e Kombinati. Ai inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rruges “Faik Konica”, e cila po shtrohet e gjitha me kalldrëm, për t’i dhënë zonës një modeltë ri estetik, por gjithashtu po realizohet edhe shtrimi i rrjetit nëntokësor me kanalizime dhe rrjet elektrik.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të liruar hapësirat e zëna, në mënyrë që puna të përfundojë në kohë rekord.

Ai deklaroi se investimet e realizuara nga Bashkia e Tiranës do të rrisin vlerën e pronës së qytetarëve. Ai tha se e gjithë zona pranë “Qytetit Studenti” po shndërrohet në një nga poliqendrat e reja të Tiranës. “Po e kthejmë zonën e “Qytetit Studenti” në një nga poliqendrat e Tiranës, ashtu si Kinostudio, Lapraka, Kombinati. Zona e “Qytetit Studenti”, në kufi me parkun e madh të Tiranës, do të jetë një nga zonat më të lakmuara. Kjo është arsyeja pse këtë punë po e bëjmë mbarë një herë e mirë, që të mos i rikthehemi sa herë që kemi nevojë të përditësojmë rrjetin e ujit apo rrjetet e tjera mbështetëse të zonës”, tha Veliaj, teksa shtoi se në Njësinë 2 në kryeqytet do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme.

“Njësia 2 është sot një nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ndaj jemi fokusuar kryesisht te çerdhet, kopshtet dhe shkollat e saj. Falë këtyre investimeve do të kemi përgatitur të gjithë njësinë për Tiranën e së ardhmes”, deklaroi ai.

Ndërtimi i rruges “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, ndërtimin e linjave rezervë për fibrat optike, si dhe ndriçimin e rrugës. Projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, ndërsa gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin.

Gjithashtu, do të ndërtohet edhe nje korsi e dedikuar për biçikletat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat