Zbulohen emrat e të arrestuarve që vodhën kasafortën e hotelit në Tiranë

Tirana

Zbulohen emrat e të arrestuarve që vodhën kasafortën e hotelit në Tiranë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:41
Gjërat e vjedhura

Eduart Ngota, 32 vjeç, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, ranë në prangat e Policisë së Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Rolex”, ku u sekuestruan 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë, 1 varëse floriri si dhe 1 automjet.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Automjet i tipit “Fiat Punto”, i sekuestruar, ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu bëhet e ditur se është shpallur në kërkim shtetasja me inicialet R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.Mësohet se ajo quhet Rajmonda Bruçi, e sipas policisë ajo ka ikur nga Shqipëria në drejtim të Italisë e tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan Panorama. Rajmonda është e motra e Eduart Ngotës, e cila punonte si pastruese në hotelin ku ndodhi vjedhja.

Ajo kishte informuar të vëllain dhe shokun e tij, për vendodhjen e kasafortës.Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat