Ndodh në Tiranë. Nxënësi ngel në shkollë, shkatërron tavolinën dhe karrigen…

Tirana

Ndodh në Tiranë. Nxënësi ngel në shkollë, shkatërron tavolinën dhe karrigen…

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 23:44
Ilustrim

Një ngjarje thuajse e pazakontë ka ndodhur në Tiranë.

Një djalë adoleshent 17 vjeç është paraqitur në gjimnazin ku studionte në kryeqytet dhe aty drejtoresha e shkollës i ka thënë se rezulton ngelës. Nxënësi F.D nuk e ka pritur aspak mirë lajmin dhe ka nisur të shkatërrojë tavolinat dhe karriget. Ai ka dëmtuar një tavolinë, një karrige dhe një vazo të luleve, si dhe një kornizë.

Ndaj tij ka nisur një hetim penal. Adoleshenti akuzohet për veprën penale: “Shkatërrimi i pronës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat