Tiranë: Deklaratë e Partive tradicionale të djathta për Antikomunizmin si kauz natyrale e tyre

Tirana

Tiranë: Deklaratë e Partive tradicionale të djathta për Antikomunizmin si kauz natyrale e tyre

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 9 shtator 2017 Në ora: 07:36
Lulzim Basha me ish te përndjekurve politikë

Më lejoni që në emër të Partive tradicionale shqiptare që besojnë në filozofinë politike të konservatorizmit modern,të ftoj çdo shqiptar që mendon se ka ardhur momenti të respektojmë të vërtetën e së shkuarës si kusht për të ardhmen tonë, të marr pjesë ,të shtunën ora 11 në Spaç në një takim simbol të antikomunizmit, në ditën që shënon kryengritjen e parë kundër komunizmit në Shqipëri dhe në Europë.

Ne sot jemi njëlloj si dje,pushtetin e kanë të njëjtit njerëz ose bijtë e tyre,ata që ishin dje,te njëjtën filozofi drejtimi, atë të Marksit, festojmë datën e çlirimit të vendi tjetër ashtu si ne socializëm,festojmë ditën e dëshmoreve atë të komunizmit, sot në shkolla mësohet e njëjta histori politike me atë te diktaturës,e gënjeshtër sot shtiren se janë pro besimit fetar, dje po ata ndaluan predikimin e tij,pasurinë kombëtare dje e drejtonin ne emër te shtetit, sot ne emër te biznesit, fjalën e lire dje nuk e lejonin,sot e kontrollojnë tërësisht,zgjedhjet dje detyronin votimin ,sot kontrollojnë numërimin, mungesa e lirisë dje, është zëvendësuar nga iluzioni i lirisë sot.

Sot jemi me te qarte se kurrë se ,regjimi diktatorial nuk është shkatërruar, por vetëm është shndërruar në një demokraci te rreme me vese despotike,prandaj duhet ndryshuar sistemi mental i klasës drejtuese politike.

Ne besojmë se me ndryshimin e sistemit shoqëror duhet te ndryshoje sistemi i referimit nga dhuna tek liria.

Ne besojmë se sistemi i vlerave në liri krijon një truall të përbashkët për njerëzit që mendojnë ndryshe.

Ne do formësojmë një platformë dekomunistizimi të shoqërisë shqiptare të cilës do ti japim jete nepermjet mekanizmit politik te partive tona mbështetur ne besimin tuaj dhe ne moralin tone.

Ftojmë të na bashkëngjitet çdo familje që ende mban mbi shpinë dhimbjen e internimeve,të burgimeve, të pushkatimeve, të mungesës se një varri për të afërmit e tyre.

Ejani me ne te lutemi se bashku ne monumentin e vuajtjeve te njerëzve tanë, por edhe për të treguar që ekzistojmë.

Unioni i shoqatave të ish përndjekurve politikë,

Partia e të Drejtave të mohuara

Partia Lëvizja e Legalitetit

Partia e Bashkimit Liberal Demokrat

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat

Faleminderit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat