Berisha "akuza" të reja për Erion Velijën

Tirana

Berisha "akuza" të reja për Erion Velijën

Nga: A.M. Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:54
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim të një qytetari akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliun për  prerjen e pemëve natën jashtë rrethimit të Ministrisë së mbrojtjes.

Po ashtu, në denoncimin e qytetarit dixhital të publikuar nga Berisha thuhet se ato pemë ka 4-5 vjet që kanë marr formën e tyre dhe se për një kohë të shkurtër janë prerë  10 pemë të tilla.

Postimi i plotë:

Qytetari dixhital denoncon:

Prerjen e pemeve naten nga Lal plehu! sb

"Mirmgjes o njeri i mir. Po te dergoj kte video jo qe do ndryshojme ndonje gje un as ti dhe askush tjeter. Para 3 javesh ishin ujrat e zeza mbi siperfaqe gati 10 dit rresht mu ne mes te qytetit dhe pasi te dergova disa pamje te tyre sepse dhe banoret vazhduan te kishin komplikacione me shendetin per shkak se u perzien ujrat e zeza me ato te bardha gjasme i rregulluan . Tani shqetsimi im eshte qe ka 4 dit lali eri ka vazhduar te pres pemet qe jan jashte rrethimit te ministris se mbrojtjes dhe e gjith kjo ndodh naten, ndoshta per arsye te trafikut te makinave ndodh naten. Ato pem ka 4-5 vjet qe kan marr formen e tyre te mrekullushme dhe tani po priten. Si ka mundesi qe ne kte shtet plehr qe qdo gje qe investohet do prishet se sben per nje koh shum te shkurter, kto pem as nuk pengojn asgje as nuk jan te vjetra qe rrezikojn ndonje aksident, kto sa jan rritur dhe sapo kan marr formen e nje peme. Nuk e di arsyen se pse po priten ndoshta ka ndonje projekt por mua me ben pershtypje qe ne kte vend po te investohet diqka e mir apo e keqe qoft ajo do prishet per nje koh shum te shkurter.deri tani mund te jen prer nja 10 pem te tilla mund te jen 10 te tjera qe i pret masakra.ME PAK FJAL VEND PA VIZION DHE PA TE ARDHME.te uroj shendet."             

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat