Vendimi i guximshëm - “Qershia mbi tortë”, Veliaj kërkon të bëjë Tiranën si Kina

Tirana

Vendimi i guximshëm - “Qershia mbi tortë”, Veliaj kërkon të bëjë Tiranën si Kina

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:43
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj

Sot në ditën pa makina kryetari i bashkisë Erion Veliaj tregoi për projektet dhe vendimet e ardhshme që do të ndërmerren për atë që ai e quajti “një jetë me ajër më të pastër në Tiranë”

Projektin e transportit elektrik Veliaj e quajti “qershia mbi tortë” një “vendim i rëndësishëm që duhet ta marrë pa histeri por me pjekuri siç po e bën gjithë bota”

“Kur Kina që ka pasur reputacionin e një vendi të mbiindustrializuar ka dhënë urdhër që të gjitha makinat që do të prodhohen të reja të jenë elektrike. Dhe kur Kina, që është një vend kaq i madh dhe ku luhen kaq shumë interesa ekonomike, merr një vendim të tillë të guxishëm, një vend i vogël si Tirana duhet ta marrë medoemos të marrë këtë vendim.”

Në këtë projekt Bashkia do të jetë e para duke futur  autobusët elektrikë. Madje paralajmëroi  operatorët duhet të blejnë këta autobusë, ndryshe shërbimin do e marrë bashkia. Muajin tjetër është testi i autobusëve elektrikë.

Veliaj: “Bashkia e Tiranës do ta ndjekë shembullin duke nisur nga muaji tjetër, fillimisht me një kompani europiane dhe më pas një kompani kineze testet e autobusëve elektrikë.

U kam thënë 25 kompanive të autobusëve, se kërcënimin nuk e keni me kompanitë e tjera por me bashkinë e Tiranës e cila  po përgatitet të krijojë një kompani të veten dhe sigurisht që do të marrë atë linjë që do të mund ta përballojë me blerjet e autobusëve që të mundet siç keni nënshkruar kontratën, operatori ka nënshkruar një kontratë ku ka një klauzolë ku në cdo moment që bashkia ka alternativë transportin elektrik ose me hidrogjen do ti heqë licencën dikujt që e ka me naftë për ta zëvendësuar me një që e ka elektrike.

Mesazhi për operatorët vraponi të blini autobusë elektrikë sa nuk ju ka ardhur bashkia tju marrë punë. Po e doni punën shkoni blini autobusë elektrikë po nuk e doni punën pa merak siç mora pastrimin do jua marr dhe transportin dhe besoj se do të bëj punë më të mirë  siç po bëjmë me pastrimin.

E njëjta gjë vlen dhe për koncesionarët. Hajde të shikojmë nga e ardhmja. Nëse Kina po sheh nga e ardhmja hajde të kuptojmë se karburanti i naftës do të zëvendësohet me elektricet.   Po të kalojmë në këtë fazë realisht do të kalojmë në revolucion

Veliaj foli për kompani taksish në Tiranë që ka vënë në shërbim makina 100 % elektrike dhe bëri apel për adaptimin e makinave ekzistuese 

Projekti tjetër është brenda mandatit të tij kthimi në pedonale i katër zonave të tjera në Tiranë.

Kryetari i bashkisë i quajti “vendime të guxishme por të drejta pavarësisht histerisë që shpërthen nga minoranca të zhurmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat