Dhuna në familje/ Tiranë, tre arrestime në 24 orët e fundit

Tirana

Dhuna në familje/ Tiranë, tre arrestime në 24 orët e fundit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 08:55
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas, pasi kanë ushtruar dhunë në familje. Më konkretisht ëshët arrestuar  Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.Dhe Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe në ngarkim të shtetasit F.P., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat