Përkujtohen të rënë për lirinë e atdheut

Tirana

Përkujtohen të rënë për lirinë e atdheut

Nga: Luftulla PEZA Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:38
Pllaka përkujtimore në lepidarin në Pezë të Vogl

Ditën e premte më 29 shtator 2017 u mblodhëm në Pezë të Vogël, 10  km. në perëndim të Tiranës, për të përkujtuar një ngjarje të madhe të luftës çlirimtare për liri, masakrën e përgjakshme fashiste në këtë fshat.

Pjesmarrësit, pjestarë të Organizatës të Famileve të Dëshmorëve të Pezës, të Tiranës, veteranë dhe banorë  nga fshatrat e Pezës, të Tiranës, Durrësit dhe më gjerë,  Pjesmarrësit   përkujtuan dhe nderuan dëshmorët e Atdheut, të rënë në luftë me fashistët italianë, pranë lapidarit të ngritur për këtë qëllim, ku ndodhet pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve:

1-Abdulla Xhaferr Spahiu

2-Allaman Hajdar Merepeza

3- Ali Sali Spahiu

4-Haki Haxhi Beka

5-Bejtje Tahir Spahiu

6-Hamid Ibrahim Myrta

7-Ibrahim Jakup Myrta

8- Ismail Zyber Spahiu

9-Mustafa Sulejman Çeka

10-Qazim Bulku

11-Qazi  Selim Vrapi

12-Rrahman Ibrahim Myrta

13-Rexhep Hysen Myrta

14-Sali Ali Spahiu

15-Selim Abdulla Spahiu

16-Servete Qamil Spahiu

17-Zelie Abdulla Spahiu

18-Kaje Kasem Dedja

Që të gjithë ishin ose luftëtare të Çetës së Pezës, që kishin shkuar pranë familjeve të tyre dhe u gjetën në befassi ose përkrahës të çetës

Tek tepidari i ngritur për këtë ngjarje, përshendetën pjesmarrësit drejtuesit e organizatës së familjeve të dëshmorëve të Pezës, autori i shkrimit dhe të Tiranës Ilir Shkëmbi, u vendos një kurorë me lule për trimëreshat dhe trimat e rënë në luftë, dëshmorë të Atdheut dhe më pas pjesmarësit bënë disa fotografi, për ta pasur si kujtim.

Peza ka qenë djepi i luftës së popullit shqiptar kundra fashistëve italo-gjermanë dhe tradhëtarëve të vendit, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Populli i saj, nën drejtimin e komandantit legjendar Babë Myslim Peza, themeloi Çetën e parë Antifashiste më 5 qershor 1940, që i vuri vetes   për detyrë të luftoi pa konpromis për çlirimin e vendi nga robëria fasdhiste, e cila menjë herë filloi aksionet antifashiste. Fashistët të egërsuar dhe të frikësuar nga kjo çetë e vogël trimash, e sulmuan Pezën me forca të mëdha ushtarake  më 16 mars 1941, me qëllim ta zhduknin nga faqja e dheut çerdhen shqiptare të lirisë. Në luftën e përgjakëshme dhe të pabarabartë, ranë në fushën e nderit edhe dëshmorërët e parë të lirisë: Hasan PEZA, Vath KORRIKU, Muharrem HAKA, , Sadi SINANI dhe Xhafer DURISHTI. Kjo ishte lufta e parë e organizuar e popullit shqiptarë kundra pushtuesve fashistë dhe këta trima janë luftëtarët e parë, që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut. Por fashistët e paguan shumë shtrenjtë, ata lanë në Pezë 84 oficerë dhe ushtarë të vrarë.

 Të frikësuar dhe alarmuar nga humbja e rëndë, fashistët ndërmorën terrorin e zi ndaj popullsisë së pa armatosur të Pezës, duke vraë gra, pleq dhe fëmijë, duke grabitur bagëtinë dhe pasurinë nëpër shtëpi dhe djegur të gjitha shtëpitë. Peza u gjakos dhe u përfshi nga flakët, por ato e kalitën më shumë popullin e saj dhe e lidhën ml ngushtë me LANÇ. Oshëtima e kësaj lufte të madhe u ndje në të gjithë vendin dhe nga kjo në Pezë erdhën luftëtarë nga të gjitha krahinat dhe trojet etnike, për të luftuar për çlirimin e vendit.

Image
Pjesmarrës para lapidarit në Pezë të Vogël

Më 16 shtator 1942 në Pezë mbahet Konferenca e Pezës, që krijoi bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm për çlirimin e vendit. Vendimet e kësaj konferenca patën rëndësi të madhe për mobilizimin e përgjithshëm në luftë kundra akupatorit, megjithse mjaft nga vendimet e saj nuk u zbatuan ose u sabotuan nga komunistët dhe ballisto-zogistët, që luftuan për të marrë drjetimin e luftës.

Me një herë pas konferencës së Pezës fashsisët italianë e sulmuan sërisht Pezën. Në pamundësi për të zhdukur Çetën e Pezës, ata sulmuan egërsisht nëpër fshatra, për të zhdukur rezistencën popullore. Kështu sulmuan më 28 shtator 1942 Pezën e Vogë, në dhjetor 1942 sulmuan Grecën dhe Pajonën, ku vranë dhe dogjën popullin e pafajshëm dhe shumë sulme të tjera. Për këtë ngjarje u organizuar edhe përkujtimorja në Pezë të Vogël. Por ajo që ra në sy të gjithëve ishte mungesa e kandidatëve për deputet në zjgedhjet e qershorit 2017. As deputeti socialist, që fitoi në zgjedhjet e fuindit në njësin administrative të Pezës, nuk qe i pranishëm në përkujtimoren e Pezës së Vogël. 

Peza sot është kthyer në qendër peligrinazhi, ku vijnë djem dhe vajza, pjestarë të familjeve të dëshmorëve dhe veteranë nga e gjithë Shqipëria, sepse me Pezën është e lidhur veprimtaria e tyre antifashiste.   

Pjesmarrësit e përkujtimores në Pezë të Vogël, pjestarë të familjeve të dëshmorëve dhe veteranë të luftës dhe të punës, folën edhe për hallet, që ka kjo shtresë e popullit tonë, e cila pret nga klasa politike, të çojë në vend amanetin e dëshmorëve të kombit, që është lënë në mes të rrugës.  Dëshmorët e Atdheut dhanë jetën e tyre të re “për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur dhe që populli të jetojë jetë të begatë dhe të lumtur në vendin e tij”.

Por në vendin tonë varfëria, korrupsioni dhe pasiguria kanë mbërthyer vendin dhe nuk po e len popullin të jetojë i lumtur në vendin e tij. Kjo situatë e vështirë, që po kalon vendi, rëndon më shumë mbi familjet e dëshmorëve të Atdheut dhe veteranët, shtresa më e varfër e shoqërisë sonë. Nga kjo gjendje e vështirë ekonomike dhe politike, rinia e vendit ka marrë trastat e po e len vendin me shpejtësi, për ta gjetur jetën më të mirë në vendet e huaja.  Këto plagë të rënda që po rëndojnë mbi vendin, kanë ndikim më të keq mbi familjet e dëhsmorëve dhe veteranëve. Qeveria me të drejtë po ndihmon të përndjekurit politik, por në asnjë çast të mos harrojë famniljet e  dëëshmërëve dhe veteranëve të luftës, që i sollën lirinë vendit.

Presidneti i republikës, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i qeverisë, duhet ta ndjejnë më shumë përgjegjësinë e tyre të madhe ndaj amanetit të dëshmorëve të Atdheut.  Në këto situata të vështira, që po kalon vendi shpesh dëshmorët e kombit përdoren si garniturë në festa, por pa ndjerë përgjegjësitë plotësisht, për të çuar në vend amanetin e tyre të lartë.

Prandaj pjestarët e familjeve të dëshmorëve dhe veteranët e Pezës dhe nga e gjithë Shqipëria, që luftuan në Pezë, i drejtohen Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama me kërkesat e më poshtëme:  

1-Të shtohet kujdesi për mirmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe të lepidarëve të ndryshëm mbi ngjarjet historike të LANÇ.

2-Të ndihmohen nga shteti materialisht familjet e dëshmorëve, sepse më tepër se kushdo ato mbajtën peshën e luftësd kundra fashizmit dhe po mbajnë peshën e rëndë të varfërisë, megjithse dhanë gjakun për të mirën e Atdheut dhe të popullit.  Familjet e dëshmorëve mbajnë të gjallë kujtimin e dëshmorit, kujdesen për ta nderuar atë dhe për të pritur dhe përcjellë vizita të ndryshme. Shteti paguan të përndjekurit politikë, që vuajtën burgjeve dhe kampeve. Ai duhet të ndihmojë në radhë të parë, familjet e atyre, që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut.

3-Tu kthehem sa më shpejt pronat të gjitha familjeve të dëshmorëve, që u shtetëzuan nga shteti komunist. Megjithse një çerek shekulli kaloi nga rrëximi i diktaturës, shteti shqiptar nuk po ndërmerr detyrimin e tij, tu kthejë familjeve të dëshmorëve, pronat e konfiskuar pasdrejtësisht. Qeveria shqiptare jep një shembull të keq në botë për dëshmorët e Atdheut. Në një kohë që ajo po shkel ligjet e shtetit për tu paguar ndërtimet pa leje me çmmn e tregut, nën presionin e Greqisë, disa shqiptarëve me pasaportë greke në Himarë, familjeve të dëshmorëve nuk u kthen pronat. Jam bir dëshmori dhe në vend që qeveria të më ktheë tokat e babait, ajo shpërndaj çertifikata pronësie, për ti tjetërsuar pronat e babait tim. Nga njera anë qeveritarët për dëhsmorët flasin fjalë të mira, vendosin kurora në varrezat e tyre, por pronat familjeve të tyre nuk po ju a kthen. Si ta kuptojmë këtë?

*- autori është bir dëshmori dhe kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Pezës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat