Në hetim vandalët e natës! Ja çfarë i bënë Parkut të Liqenit të Farkës

Tirana

Në hetim vandalët e natës! Ja çfarë i bënë Parkut të Liqenit të Farkës

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Parku i Liqenit të Farkës

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës mbolli një numër të konsiderueshëm pemësh në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Por për fat të keq, vandalizmi i njerëzve nuk ka munguar as edhe në këtë pjesë, duke dëmtuar gjatë natës me dhjetëra pemë të sapo mbjella.

Siç mund të shihni nga këto foto, pamja që të ofronte kjo pjesë e parkut të Liqenit të Farkës ishte vërtet e trishtë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë së shtetit të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për vënien para përgjegjësisë ligjore të vandalëve.

Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat