Bashkia mbjell pemë të reja tek Blloku dhe zona e Unazës së Re

Tirana

Bashkia mbjell pemë të reja tek Blloku dhe zona e Unazës së Re

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 10:31
Tirana

Duke shfrytëzuar stinën e përshtatshme, grupet e punës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë mbjellë pemë të reja në rrugët kryesore të kryeqytetit duke i gjelbëruar ato, duke përmirësuar jo vetëm anën estetike, por njëkohësisht duke kontribuar për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë dhe të shëndetshme nesër.

Siç mund të shihni edhe nga fotot, mbjelljet e reja janë bërë në rrugicat e zonës së ish-bllokut, e cila ka një dendësi të madhe banorësh dhe është një nga më të frekuentuarat nga të rinjtë. Paralelisht, puna ka vijuar dhe në zonën e Unazës së Re pranë Astirit.

Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar bizneset që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve të reja, duke dhuruar dy pemë për çdo automjetet që kompania zotëron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat