Shkatërrohet banda e hajdutëve në Kamëz

Tirana

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Kamëz

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 13:07
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme disa persona të cilët akuzohen për disa vjedhje në kryeqytet.

Siç mësohet në pranga janë vënë Sehat Doci, 22 vjeç, Albion Shehu, 35 vjeç, Fatmir Zyberi, 42 vjeç, si dhe Vasil Aruçi, 33 vjeç, të katër banues Tiranë.

Arresti i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh. dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi.

Po ashtu, policia thotë se ta janë të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhur kryesisht në zonën e Kamzës.

Rastet:

•Te ngjarjes së  ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur   servisin në pronësi të shtetasit  B.O. , në Kamez . 

•Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë  vjedhur  banesen  në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 . 

•Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë  vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës  ne pronesi te një kompanie  celulare  ne Bathore.

•Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesën  në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna  per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.

Materialet do ti kalohen per veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat