“Është atentati i katërt që na bëjnë” Famijarët flasin për zhdukjen e të riut në Tiranë - Bota Sot
“Është atentati i katërt që na bëjnë” Famijarët flasin për zhdukjen e të riut në Tiranë

Tirana

E hënë, 18 dhjetor 2017

“Është atentati i katërt që na bëjnë” Famijarët flasin për zhdukjen e të riut në Tiranë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 20:01
Ilustrim

Vazhdon saga e dhimbjes për familjen Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit.

Pas një historie të gjatë hakmarrjeje që ka nisur në 2012 në Angli, e cila u pasua me një plagosje dhe 2 vrasje në këtë familje, prej së dielës ata nuk kanë asnjë kontakt me djalin e tyre 39-vjeçarin, Artan Lleshi.

“Në vitin 2012-të kushëriri im Arben Lleshi ka bërë një vrasje në Angli. Pas asaj vrasje në vitin 2013-të më kanë vrarë xhaxhain Xhavit Lleshin, pas 4 viteve më vranë babain. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj në Burrel. Tani kam ardhur këtu sepse që prej 5 ditësh, që të dielën më ka humbur vëllai, Artan Lleshi. Kam bërë denoncim në polici, nuk kam marrë ende një përgjigje”,- thotë motra e tij në një rrëfim.

Pasditen e së dielës ai doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, por vetëm 20 minuta pas atij takimi ai ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

“Ka qenë një person vetë i dyti në makinë, aty ka hyrë Tani, por pas 20 minutash telefoni i tij ka qenë i fikur”,- tregon një tjetër familjare.

Sipas familjes, pak orë më vonë ka humbur kontaktet edhe personi i fundit që është takuar me të, duke I lënë familjarët pa asnjë shpjegim në lidhje me fatin e djalit të tyre. Familjarët I bëjnë apel policisë që të vihet në kërkim të të afërmit të tyre pasi nuk duan që bilanci I kësaj hakmarrje të rritet me viktima të pafajshme.

“Shteti të vihet në lëvizje, është atentati i katërt që bëhet në familjen tonë, po na vrasin njerëzit e pafajshëm”,- apelojnë familjarët.

Ndërkohë komisariati nr. 3 në Tiranë e ka shpallur 39-vjeçarin të zhdukur si edhe po kryen verifikimet e nevojshme. Personi i fundit që është takuar Artanin, Altin Muratin është shpallur në kërkim nga policia.

SI LINDI HAKMARRJA

Në vitin 2012-të, kushëriri i Artanit djalit të zhdukur prej 5 ditësh ka vrarë një djalë të ri, i ka grabitur paratë dhe i ka djegur kufomën. Ndonëse Arben Lleshi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin, familja e tij është përndjekur nga gjakmarrja. Xhavit Lleshi dhe Hajredin Lleshi janë dy viktimat nga fisi i Arbenit, ndërsa të afërmit dyshojnë se janë ekzekutuar pikërisht për vrasjen e ndodhur në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test