Ç’ndodhi natën në ish-Bllok/ Të shtëna me armë e panik, një i arrestuar. Ja emri - Bota Sot
Ç’ndodhi natën në ish-Bllok/ Të shtëna me armë e panik, një i arrestuar. Ja emri

Tirana

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ç’ndodhi natën në ish-Bllok/ Të shtëna me armë e panik, një i arrestuar. Ja emri

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:58
Ilustrim

Te shtena me arme jane degjuar gjate nates ne zonen e njohur si ish-Blloku ne kryeqytet.

Sipas te dhenave te para te policise, raportohet se te shtenat erdhen pas nje sherri mes te rinjve qe kishin zgjedhur te kalonin mbremjen ne nje nga lokalet e zones.

Policia ben me dije se ka pasur konflikt mes të rinjve dhe gjate konfliktit nje person ka qelluar me arme ne ajer. Per fat nuk ka pasur te lenduar.

Policia ka shoqeruar 15 persona dhe ka arrestuar Erlis Duka 27 vjec, per moskallezim krimi. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur edhe 2 gezhoja.

Informacion paraprak  

Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8″ ka një konflikt dhe ka  të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje ku nga verifikimet paraprake  rezultoi se:

Në rrugën ” Brigada e 8″, ka patur një konflikt mes disa  të rinjsh. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushta.

Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Gjatë konfliktit njëri prej  shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test