Tirana, e ftuara e nderit në panairin e Brukselit - Bota Sot
Tirana, e ftuara e nderit në panairin e Brukselit

Tirana

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Tirana, e ftuara e nderit në panairin e Brukselit

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Përfaqësimi i Tiranës me një pavion të saj në Panairin e Brukselit për festat e fundvitit, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota, ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e një prej mediave më të njohura belge, “La Dernière Heure”.

“La Dernière Heure” ka intervistuar edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thekson se pjesëmarrja në këtë panair, do t’u mundësojë turistëve për festat e fundvitit që të eksplorojnë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër.

“Ka një zhurmnajë që qarkullon për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë ç’ka ofron realisht qyteti i Tiranës. Duhet që këto legjenda urbane të zhduken”, shprehet Veliaj, teksa shton se Tirana është e gatshme për të mirëpritur turistët që dëshirojnë të zbulojnë qytetin dhe të vizitojnë atraksionet e tij turistike.

“Para disa vitesh, as që mund të mendohej dot një ftesë për të marrë pjesë në një event si ky. Është një mundësi që turistët të zbulojnë qytetin e po ashtu edhe atraksionet e tij turistike dhe që në një të ardhme të mund të na vizitonin përsëri”,  përfundon ai.

Shkrimin e plotë mund ta klikoni në linkun e mëposhtëm:

L'Albanie invité d'honneur des Plaisirs d’Hiver

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test