"Seriozisht e ke?!" Vajza tap në timon e pëson nga policia në Tiranë - Bota Sot
"Seriozisht e ke?!" Vajza tap në timon e pëson nga policia në Tiranë

Tirana

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

"Seriozisht e ke?!" Vajza tap në timon e pëson nga policia në Tiranë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 11:13
Pamje nga video

Fundjava është një moment argëtimi për mjaft të rinj në kryeqytet të cilët zgjedhin të festojnë nëpër clube të ndryshme dhe të konsumojnë alkool.

Por shumë prej tyre harrojnë se pas festës do marrin timonin në dorë për të drejtuar automjetin. Një pakujdesi e tillë e cila shumë thjesht mund të zgjidhet duke përdorur taksinë, i ka kushtuar disa të rinjve në kryeqytet, të cilët janë pikasur nga efektivët e Policisë rrugore gjatë kontrolleve të kryera gjatë natës në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Automjetet janë ndaluar në pikat e postbllokut, ku shoferët u janë nënshtruar testit të alkoolit. Kështu është edhe rasti i një vajze e cila pasi ka bërë testin e alkoolit ka rezultuar në shkelje, duke bërë që efektivi rrugor t’i komunikojë se do të shoqërohet në komisariat për ndjekjen e procedurave. "Seriozisht e ke”, është reagimi të cilin vajza e përsërit dy herë.

Policia ka postuar në Facebook edhe video te kontrollit dhe ka ndare me qytetaret edhe një mesazh të fortë.

“Pamjet flasin vetë. Argëtohuni, konsumoni dhe alkool por jo të drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”-këshillon policia gjithë qytetaret.

Policia ka edhe një falenderim: “Një falënderim të sinqertë nga Policia Rrugore e Tiranës për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test