Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të gjashtë, Veliaj: Po a je në metro o shok - Bota Sot
Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të gjashtë, Veliaj: Po a je në metro o shok

Tirana

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Çmenduria e qytetarit, ndërton pa leje në kat të gjashtë, Veliaj: Po a je në metro o shok

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 08:16
Ndertimi i qytetarit

Tahfmaja e shqiptarëve për të patur hapësira më të mëdha banimi shkon deri në çmenduri. 

Ndonëse masat ligjore për ndërtimet pa leje janë ashpërsuar së tepërmi, nuk mungojnë sërisht rastet kur qytetarë të ndryshëm kërkojnë të sfidojnë rregullat dhe të bëjnë shtesa apartamentesh.

Por ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se shumica e këtyre ndërtimeve, jo vetëm që bëhen në kundërshtim me ligjin dhe prishin estetikisht pallatet apo banesat ekzistuese, por në shumicën e rasteve, ngaqë bëhen fshehurazi, ndërtohen jashtë çdo lloj sigurie teknike duke përbërë një rrezik për vet banorët. I tillë është edhe rasti që është bërë publik nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku çmenduria ka arritur deri aty sa shtesa të bëhet në kat të gjashtë dhe pa asnjë bazë mbështetëse.
 
“Budallëku brirë s’ka, ja këto kanë. Po a je në metro o shok, që bën shtesë pa leje në hava të katit të 6! Mirë nuk të dhimbset qyteti, po ata fëmijë e katandi të dhimbsen??? Prishje + Gjobë + Prokurori = Civilizim”, shkruan Veliaj në twitter ku dhe ka postuar fotot nga ndërtimi pa leje ndërsa paralajmëron prishjen e ndërtimit, masë administrative me gjobë dhe ndjekje penale për autorin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test