Festimet për Pavarësinë, vendosen kurora me lule te Monumenti i Pavarësisë - Bota Sot
Festimet për Pavarësinë, vendosen kurora me lule te Monumenti i Pavarësisë

Tirana

E premte, 15 dhjetor 2017

Festimet për Pavarësinë, vendosen kurora me lule te Monumenti i Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:58
Vendosen kurora me lule te Monumenti i Pavarësisë

Tirana përkujton sot 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, datë kur Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.

Me rastin e Festave Kombëtare, kryeqyteti është stolisur si kurrë më parë me flamuj kuq e zi, ku rrugët dhe institucionet kryesore janë mbuluar nga simbolet kombëtare.

Që në orët e para të mëngjesit, Kryebashkiaku Veliaj uroi shqiptarët Ditën e Flamurit, ndërsa i ftoi që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që ka organizuar Bashkia e Tiranës me këtë rast për të gjitha grupmoshat. “Tirana stolisur si kurrë më parë për Festat e Nëntorit. Koha xham, merr familjen e na u bashko në shesh sot!”, shkruan Veliaj. Ndërkohë, në orën 11:00, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit që do të organizohet në Sheshin “Skënderbej”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test