Dy vjet më parë i digjnin makinën, kush është polici që mbeti sot i plagosur në Tiranë - Bota Sot
Dy vjet më parë i digjnin makinën, kush është polici që mbeti sot i plagosur në Tiranë

Tirana

E hënë, 11 dhjetor 2017

Dy vjet më parë i digjnin makinën, kush është polici që mbeti sot i plagosur në Tiranë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 21:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ermal Bregu është efektivi i policisë së Komisariatit Nr. 1, i cili mbeti i plagosur sot në mbrëmje në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, më konkretisht pranë bar “General”.

Sikundër konfirmojnë Blutë, polici i plagosur nuk ka qenë në shërbim dhe ngjarja nuk lidhet me detyrën e tij.

Sipas policisë, 33-vjeçari dyshohet se ka debatuar me dy persona në afërsi të një lokali ku dhe është qëlluar me armë.

“Në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’, tek ish-Parku i Autobusëve përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policisë Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes. Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B”, thuhet në njoftimin e policisë. I plagosuri është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy vjet më parë efektivit të policisë i kanë djegur gjatë orëve të natës automjetin e tij tip “Hummer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test