Veliaj: Tirana pa probleme, bashkitë fqinje të bashkëpunojnë për problematikat ne periferi

Tirana

Veliaj: Tirana pa probleme, bashkitë fqinje të bashkëpunojnë për problematikat ne periferi

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:19
Përmbytjet në Tiranë

Përmes një mesazhi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë punonjësit dhe ekipet lokale të ndihmës të Bashkisë së Tiranës, për marrjen e masave për përballimin e problematikave, duke i cilësuar ata heronj.

Ai ka evidentuar faktin se falë investimeve afatgjata të Bashkisë së Tiranës, situata në dy lumenjtë që përshkrojnë Tiranën kësaj here kanë qenë e normalizuar dhe nuk ka sjellë problematik për banorët.

“Lumi i rehabilituar i Tiranës & Lana e pastruar gjatë verës e kaluan provën, por duhet ende kujdes! Disa fshatra në Pezë janë të pakalueshme, ndaj le të shmangim udhë aty. Po ndërhyjmë në çdo lagje për pemët e rëna e mbetjet nga stuhia. Flm kolegëve, heronj”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë ai është duke ndjekur vet personalisht situatën në terren në Njësinë Nr.6, ku dhe problematika si rrjedhojë e reshjeve të mëdha është më e madhe, sidomos në zonën periferike të Kombinatit.

Në një reagim për mediat gjatë mëngjesit të sotëm nga terreni, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nisur pikërisht nga fakti që zona urbane e Tiranës nuk është prekur nga situata e përmbytjeve dhe se problematika kryesore është hasur në zonat kufitare të Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin e bashkive fqinje për të marrë masat e duhura dhe për të ndërhyrë kudo ka problematik. “Ajo që kërkohet është që duhet bashkëpunim nga të gjithë bashkitë fqinje. Ne mund të pastrojmë kanalet derisa vijmë në Kamzë dhe në Vorë por në qoftë se nuk pastrohen edhe në Kamzë dhe në Vorë atëherë sigurisht krijohet një tapë e cila gjithë ujërat i kthen mbrapsht. Kështu që kjo do një organizim dhe ftoj edhe kolegët e bashkive fqinje që edhe ata të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mjafton që një bashki të performojë sepse ne i kemi të lidhura kanalet, nuk është se jemi ndarë hermetikisht me njëri-tjetrin kështu që në këtë sens duhet pak ndihmë nga të gjithë që të kullojë gjithë ky ujë që ka rënë edhe në pjesën më të madhe të Tiranës, unë kam ca kohë që jam në rrugë dhe situata është normalizuar”, tha Veliaj.

Ai ka i ka theksuar se situata e krijuar shërben edhe për të nxjerrë mësime në mënyrë që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të mos ndërtojnë më mbi shtratin e lumenjve apo duke bllokuar kolektorë e puseta. “Njerëzit të nxjerrin mësime dhe të mos ndërtojnë më buzë një kanali, buzë Lanës, buzë një përroi ose një lumi sepse natyra do bëjë të vetën. S’mund t’i themi natyrës ik në një vend tjetër se unë ndërtova në lumë. Kështu që edhe në këto zona janë probleme shumë më të moderuara se ç’kemi pasur në të kaluarën”, tha Veliaj.

Pavarësisht situatës së emergjencës që është krijuar në gjithë vendin, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të mos përfshihen nga paniku, por të bashkëpunojnë me 1200 forcat që Bashkia e Tiranës ka në terren dhe njësitë e tjera të specializuara në raste të tilla. “Do u kërkoja qytetarëve pa panik, ne kemi një rend prioritetesh kur raportohet në sallat e emergjencave, i japim prioritet shpëtimit të jetës edhe gjësë së gjallë dhe pastaj gjëra si makina apo rraqe e gjëra që mund të rikuperohen sigurisht kanë një prioritet të dorës së dytë krahasuar me jetën e njeriut. Edhe fokusi mbrëmë ka qenë që bashkë me Policinë e Shtetit dhe me ushtrinë dhe agjencitë e bashkisë të ndihmonin njerëz që ishin bllokuar në zona periferike të Tiranës siç ishte City Park që është një zonë në kufirin e Vorës”, shtoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat