Ja zonat ku nuk do të ketë ujë në Tiranë, nuk dihet kur nis furnizimi

Tirana

Ja zonat ku nuk do të ketë ujë në Tiranë, nuk dihet kur nis furnizimi

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Përmbytjet kanë dëmtuar nënstacionin elektrik të Kasharit dhe siç njofton “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë”, edhe stacionet e pompimit të Bërxullit, Laknasit janë përkohësisht janë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Nga reshjet e dendura është krijuar turbullirë edhe në liqenin e Bovillës, duke e nxjerrë impiantin jashtë funksionit.
Për pasojë në këto zona do të ketë kufizime të furnizimit me ujë:
1.Kinostudio
2. Xhamlliku
3. Allias
4. Pazari i Ri
5. Rr. “5 Maji”
6. Laprakë
7. “Rruga e Kavajës”
8. “Rruga e Durrësit”|
9. Zona e “Vasil Shanto”
10. Yzberisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat