Taksitë në protestë masive kundër Erion Veliajt: Po favorizon miqtë e vet - Bota Sot
Taksitë në protestë masive kundër Erion Veliajt: Po favorizon miqtë e vet

Tirana

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Taksitë në protestë masive kundër Erion Veliajt: Po favorizon miqtë e vet

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Sindikata Shqiptare e Taksive ka thirrur një protestë të mërkurën kundër vendimeve arbitrare sipas tyre të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për çmimin e taksimetrave apo vitin e prodhimit të taksive që duhet të jenë në qarkullim. Përmes një njoftimi sindikata u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të taksive por edhe qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste, duke akuzuar Veliajn se favorizon miqtë dhe klientët e tij.

“Sot jemi përballë faktit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës favorizon miqtë e tij, duke ulur çmimin e taksimetrit apo duke ndryshuar vitin e prodhimit pa marrë miratimin tonë apo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtuesit sot janë nesër nuk janë. Na tregon neve t’i tregojmë se ne kemi qenë dhe këtu do të jemi. Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin që ofrojmë, por as nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne.”- thuhet në deklaratën e Sindikatës Shqiptare të Taksive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test