Transformimi i Tiranës, Veliaj merr çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”

Tirana

Transformimi i Tiranës, Veliaj merr çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:35
Erion Veliaj

Tirana vitet e fundit ka marrë një pamje të re dhe ndryshimi është i ndjeshëm nga të gjithë. 

Dhe padyshim që meritën kryesore e ka pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili administron qytetin prej më shumë se dy vitesh. 

Pikërisht nisur nga kjo, Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar Veliajt mbrëmë, gjatë një mbrëmje gala, çmimin special: “Administratori më i mirë i vitit 2017”. Vlerësim ky që vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë. 

Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat