Kaos total në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë

Tirana

Kaos total në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Tiranë

Per here te pare nje institucion akademik kthehet ne modelin me te keq per zgjedhjen e drejtuesit te tij.

Nje sere parregullsish dhe kontestimesh gjate votimeve kane bere qe fakulteti Histori-Filologji, jo vetëm mos ketë ende dekanin, por te kërkohet edhe ndërhyrja e  institucioneve te tjera.

Te ndodhur mes nje rezultati qe ne përqindje është ne favor te njërit kandidat, por përkthyer ne vota sipas formulës se universitetit është barazim, komision institucional zgjedhor kërkon ndërhyrjen e Ministrisë se Arsimit.

Interpretimi i Ministrisë se Arsimit pritet t’i japë zgjidhej ngërçit te krijuar prej ditësh. Por per opinionin publik dhe aq me pak per studentet nuk ka rendësi emri qe do te drejtoje fakultetin Histori–Filologji. Mënyra si tentohet te sigurohet posti i dekanit është e rende dhe flagrante per një institucion te larte arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat