Një aksident rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesi në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30
Nga aksidenti kanë mbetur katër të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve, dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në makinën që po drejtohej nga një 23 vjeçare me inicialet F.Ç.
Për më tepër lexoni njoftimin e policisë:
Me datë 13.12.2017, rreth orës 06:15, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, ka ndodhur një aksident.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” , me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në sptital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.