“Të respektojmë natyrën”, aktivistët aksion për pastrimin e plazhit të Zvërnecit

Tirana

“Të respektojmë natyrën”, aktivistët aksion për pastrimin e plazhit të Zvërnecit

Më: 3 janar 2018 Në ora: 15:43
Aktiviteti

Prej disa muajsh ka nisur një fushatë për pastrimin dhe mbajtjen pastër të lumenjve dhe grykëderdhjeve nga një grup aktivistësh.

“Lumenjtë nuk mund të jenë kosha mbeturinash, ti mbajmë pastër dhe respektojmë natyrën”, është motoja e tyre pasi kanë vizituar nga afër dhe ndërmarrë aksione për pastrimin e grykëderdhjes se Ishmit, Bunës, Semanit, Lumit të Tiranës, së fundmi dhe plazhin e Zvërnecit.

Nivelet e ndotjes në grykëderdhjet e lumenjve dhe plazhet shqiptare, janë alarmante dhe dëmtojnë zhvillimin e turizmit, një nga ekonomitë kryesore të vendit tonë. Shqipëria renditet në një nga vendet me kulturën dhe informimimin më të ulët mjedisor, duke lënë pasoja katastrofike në mjedisin shqiptar.
Paaftësia dhe mosshtrëngimi i shumë komunave për menaxhimin e mbeturinave, ndërgjegjja e ulët qytetare kanë bërë që mbetjet të hidhen buzë lumenjve, përrenjve, për ti hequr nga vetja, duke dëmtuar botën nënujore, plazhet dhe lumenjtë tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat