Tirana mbulohet me para! Miliona euro pritet të shpenzohen për... - Bota Sot
Tirana mbulohet me para! Miliona euro pritet të shpenzohen për...

Tirana

E shtunë, 18 gusht 2018

Tirana mbulohet me para! Miliona euro pritet të shpenzohen për...

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:03
Tirana

Të ardhurat e raportuara nga Bashkitë nga taksa e infrastrukturës tregojnë për nivel rekord në 9 muajt e parë të vitit.

Sipas portalit Financatvendore.al, për të gjitha bashkitë, të ardhurat nga kjo taksë kontribuuan me rreth 4.4 miliard lekë në buxhetin vendor (26% e totalit të të ardhurave të veta), në rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 1.7 miliard lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nivel bashkie, rreth 71.4% e të ardhurave nga taksa e ndikimit në  infrastrukturë (3.1 miliardë lekë) u regjistruan në buxhetin e bashkisë Tiranë (nivel ky rreth 4.9 herë më i lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave nga kjo taksë një vit më parë). 

Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron  për rigjallërim të aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore), thekson portali i financave vendore.

Duke pasur parasysh se në Tiranë, taksa e infrastrukturës për apartamentet është 8% e vlerës së ndërtimit, indirekt, vlerësohet se në Tiranë janë dhënë leje për rreth 290 milionë euro ndërtime për 9 mujorin.

Ndërsa për gjithë Shqipërinë, totali i ndërtimeve bazuar në lejet e dhëna për 9 mujorin është rreth 520 milionë euro (për rrethet është llogaritur që taksa e infrastrukturës është mesatarisht 4% e vlerës).

Ritmi i ndërtimeve pritet të jetë i lartë në kryeqytet edhe në 2018-n. Në projektbuxhetin 2018, pritet të arkëtohet një nivel rekord prej 24 milionë eurosh në 2018-n nga taksa e infrastrukturës, sipas buxhetit zyrtar të kryeqytetit për 2018-n, për të rënë më pas në vitet në vijim. Kësaj i korrespondojnë edhe rreth 300 milionë euro të tjera ndërtime në 2018-n. Në total, për periudhën 2017-2018, në kryeqytet pritet të kryhen ndërtime me një vlerë prej gati 600 milionë euro.

Sipas INSTAT Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit janë dhënë gjithsej 310 leje ndërtimi, nga të cilat 65 në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë në gjithë Shqipërinë ishin dhënë vetëm 145 leje. Ndërsa për gjithë 9 mujorin janë dhënë gjithsej 608 leje, 27% e të cilave (167) kanë qenë në Tiranë (me trefishim).

Krahas qendrave rezidenciale, në Tiranë pritet që të fillojë këtë vit edhe ndërtimi i kullave shumëkatëshe, ë cilat kanë vlerë të lartë investimi. Vetëm për kullën Doën Toën Albania, me lartësi 138m dhe 35 kate, që pritet të fillojë së shpejti, investimi është 75 milionë euro, sipas burimeve zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test