Veliaj mbledh administratorët: Çdo pallat nga 5 pemë të reja, Tirana ka hyrë në evolucionin e gjelbër - Bota Sot
Veliaj mbledh administratorët: Çdo pallat nga 5 pemë të reja, Tirana ka hyrë në evolucionin e gjelbër

Tirana

E shtunë, 26 maj 2018

Veliaj mbledh administratorët: Çdo pallat nga 5 pemë të reja, Tirana ka hyrë në evolucionin e gjelbër

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:59
Veliaj mbledh administratorët

Tirana është futur në evolucionin e gjelbër. Çdo pallat në kryeqytet do të ketë 5 pemë të reja të mbjella duke përmirësuar jo vetëm anën estetike , por duke krijuar edhe një hapësirë të gjelbër dhe të shëndetshme për banorët e Tiranës.

Gjatë takimit me administratorët e Pallateve dhe Administratorët e 24 Njësive Administrative, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kërkoi angazhimin e të gjithë qytetarëve për të shfrytëzuar mikro-hapësirat publike për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. “Më vjen mirë që janë sot këtu të gjithë administratorët e njësive administrative të Tiranës, të 24 dhe më vjen mirë që sot na janë bashkuar 80 administratorë pallatesh që përfaqësojnë 80 pallate apo 80 komunitete shumë të çmuara të Tiranës, duke u zotuar që secili prej tyre të mbjellë rreth 5 pemë në secilin pallat. Njerëzit janë ndarë në dy kategori; një që vetëm jep mend  si shpiket rrota, dhe një kategori tjetër që falë Zotit janë shumica që bën punë”, tha Veliaj, duke shtuar se Tirana ka hyrë tashmë në një shenjë tjetër emancipimi. “Fakti që shqetësimi që kemi sot është sasia e pemëve dhe ky rekord që ne duam të kapim me 100 mijë pemë deri në datën 21 mars ku do të kemi kulmin e fushatës sonë që është edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, tregon që Tirana ka hyrë në një revolucion jo vetëm gjelbërimi, por edhe kulturor”, shtoi ai.

Deri më 21 mars, Tirana pritet që të tejkalojë numrin e 100 mijë pemëve të reja të mbjella duke vendosur një rekord. Duke vlerësuar impaktin pozitiv që ka shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, Veliaj theksoi se Tirana është 3 herë më I pastër se qendra e Shkupit.  “Me këtë iniciativë dhe falë kontributit tuaj, të gjithë këto lagje do të përfitojnë rreth 400 pemë të reja në 80 komunitete, por sigurisht edhe një mjedis më cilësor. Unë isha me kryetarin e Bashkisë së Shkupit i cili ndezi aparatin, dhe i erdhi leximi i aparaturës 180 mikron, në qendër të Shkupit. Ndezëm ne tonën, stacionin mobil, ishte 54, më pak se 1/3, ndotja. Pra, qendra e Shkupit është tre herë më e ndotur se qendra e Tiranës. Pra, më shumë zona pedonale, më shumë biçikleta, gjelbërim, e paskemi vetë në dorë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe në çështjen e zgjedhjes së administratorëve të rinj të pallateve, ku brenda këtij viti pritet që të përmbyllet edhe ky proces i suksesshëm duke e kthyer Tiranën në një bashki model. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test