Tiranë: Sindikata dhe industria tekstile

Tirana

Tiranë: Sindikata dhe industria tekstile

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:28
Ilustrim

Në Tiranë, Aleanca Gjinore për Zhvillim ka kryer një studim mbi kushtet e punës në një mijë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve.

Mbi 95 për qind e punëtoreve në to janë gra e vajza, që punojnë mes mungesave të shumta teknike dhe të sigurisë për paga minimale e të paplota.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka kryer një studim mbi të drejtat e grave në industrinë e veshjeve dhe këpucëve.

Gratë dhe vajzat përbëjnë 95 për qind të punonjësve të këtij sektori.

“Ato paguhen rreth 24 mijë lekë ose 180 euro, të cilat nuk i marrin të plota prej dhe pengimeve të ndryshme” - tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e Aleancës.

Por gjetja kryesore është që gratë dhe vajzat punojnë në kushte shumë të vështira jetese më këto fabrika.

Sipas INSTAT, në Shqipëri veprojnë 1 mijë e 34 fabrika me afro 40 mijë punëtorë.

Sipas anketave, kontrollet e vazhdueshme janë të domosdoshme derisa të arrihen standartet e Bashkimit Europian për të drejtat e punëtorëve.

Kjo gjendje e rëndë e kushteve të punës dhe trajtimit dinjitoz vjen nga papunësia e lartë dhe nga mungesa e sindikatave.

“Punëtoret që ankohen janë përherë nën kërcënimin e largimit nga puna, ndërsa mijëra të tjera janë në pritje nga listat e të papunëve”- tha Erjona Mulellari, autore e studimit.

Nëpër fabrika mungojnë kontrollet shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen e punëtorëve nga kimikatet, shpërblimet për punë të zgjatur.dhe lehtësira për gratë shtatzanë.

Gratë dhe vajzat pohojnë se mbizotërojnë fyerjet gjatë procesit të punës, punësimi i fëmijëve duket se është ulur, ka shumë raste që puna merret me vete në shtëpi, gjë që e kthen përsëri këtë rrezik.

Në këto fabrika mungojnë po ashtu këshilli i sigurisë dhe shëndetit në punë, sindikatat për dialog me pronarët.

Punëtoret nuk ngrejnë sindikata, se edhe kur i kanë ngritur ato, nuk janë të sigurta që sindikatat përfaqësojnë të drejtat e tyre.

Më efektive është, sipas tyre, të takojnë personalisht pronaren dhe të qajnë hallet se sa këtë detyrë t’ua lënë sindikatave./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat