AKU bllokon 75 kg kg mish në një thertore të paligjshme në Tiranë

Tirana

AKU bllokon 75 kg kg mish në një thertore të paligjshme në Tiranë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:11
Tiranë

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit, mbrëmjen e kaluar ka bllokuar rreth 75 kg mish në një thertore të paligjshme në qytetin e Tiranës, aktiviteti i së cilës në pronësi të shtetasit Kristo Mukades, ushtrohej në katin  e parë të banesës së tij, i paregjistruar në organet tatimore.

Në këtë inspektim ka marrë pjesë së bashku me Drejtorinë  e Përgjithshme të AKU-së, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë si dhe Policia e Shtetit. Gjatë kontrollit shtetasit iu gjetën 58.2 kg mish viçi dhe dy karkasa qengji në sasinë e 17 kg, të cilat nga shtetasi në momentin e inspektimit, është tentuar të fshihen duke u hedhur jashtë mureve të “thertores” së paligjshme në banesës.

Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u mor masa  bllokim i menjëhershëm i aktivitetit, u mor masa  administrative  dhe  u  konfiskua  sasia e  produktit  të  pasigurtë  (mish) dhe  mjeteve   të  punës përkryerjen e shkeljes (çengela, parandë dhe trungu.) dhe materialet po vlerësohen edhe për përgatitjen ekallëzimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 288 “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe elëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin“. Aksioni i AKU u mbështet edhe nga policia.

Vlen të theksohet se ky shtetas, Kristo Mukades, është  kapur nga AKU edhe me datë 21 janar 2018 me shkelje të rënda të sigurisë ushqimore – pasi kishte therur  transportonte mish në  kushte krejtësisht të   papërshtatshme për rrjedhojë veç masave administrative dhe konfiskimit të produktit, i është konfiskuar edhe automjeti tip fugon me targa 3012 A.

AKU i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojnë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore si dhe të refuzojnë të blejnë në këto pika therjeje dhe njësi shitjeje, të cilat tregtojnë mish të pasigurt,  pa vulë veterinare, të palicencuara, pa nipt dhe pa kupon tatimor, elemente shumë   të rëndësishme për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat