Nis rehabilitimi i rrugëve në “Don Bosko”, lirohen hapësirat publike

Tirana

Nis rehabilitimi i rrugëve në “Don Bosko”, lirohen hapësirat publike

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:39
Foto nga Tirana

Krahas punimeve në qendër, Bashkia e Tiranës po vijon punën për rehabilitimin e rrugëve dhe të shesheve edhe në lagjet në periferi të saj.

Puna ka nisur në zonën e njohur si “Don Bosko” në njësinë Nr.11 ku po realizohet lirimi i hapësirave të zëna nga garazhet e ndërtuara pa leje, si dhe nga gardhet e ngritura nga katet e para të pallateve.

Përmes kësaj ndërhyrje zgjidhet problemi i mjaft familjeve të cilat jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve ’90, por dhe në banesa private, të ardhura kryesisht gjatë viteve të tranzicionit.

Banorët e kësaj zone e veçanërisht fëmijët ishin të detyruar që të kalonin çdo ditë përmes këtyre zonave të ngushta, ndërkohë që në disa raste ishin kthyer edhe në një vend të hedhjes së mbeturinave pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm nga ana e ndërmarrjeve të Bashkisë.

Me përfundimin e kësaj ndërhyrje pritet që jo vetëm rrugët të zgjerohen për qarkullimin e automjeteve private dhe të emergjencës, por njëkohësisht të krijohen edhe hapësira sheshpushimi me gjelbërim dhe ndriçim.
[39030816160_5967db881a_o]
Sikurse është shprehur edhe kryebashkiaku Veliaj, objektivi i Bashkisë së Tiranës është ndërhyrja dhe rehabilitimi i 50 blloqeve të banimit në vit duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve të krijuara gjatë këtyre viteve të tranzicionit nëpër lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat