Protesta “zbret” në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Tirana

Protesta “zbret” në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Më: 1 prill 2018 Në ora: 21:11
Protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit të Kukësit u është bashkuar edhe biznesi vendas.

Protesta e nisur në orët e para të së dielës përballë Komisariatit të Policisë së Kukësit është zhvendosur në orët e mbrëmjes në Tiranë.

Dhjetra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar në Kukës për përleshjet e shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë, protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit të Kukësit u është bashkuar edhe biznesi vendas.

Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.

Shoqata bën thirrje që të shmanget dhuna dhe ripërsërit qëndrimin e saj kundër tarifës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.

“Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat