Babai i 28-vjeçarit të vrarë në Tiranë, i dënuar për dy vrasje

Tirana

Babai i 28-vjeçarit të vrarë në Tiranë, i dënuar për dy vrasje

Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:28
Tiranë

Një 28-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së martës në zonën e “Kinostudios” nga persona ende të paidentifikuar.

Dyshimet e para të policisë janë që kjo vrasje të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi babai i Marjo Majollarit është duke vuajtur një dënim për dy vrasje.

Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati kur është arrestuar në vitin 2014, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2001. Policia i gjeti 4 vite më parë edhe një arsenal armësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat