Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet

Tirana

Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:41
Erion Veliaj dhe Ardit Gjoklaj

Defrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ky i fundit fadromist në kompaninë 3R të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar xhaxhai i 17-vjeçarit, Lush Gjoklaj, i cili nuk ka kursyer paralajmërimet edhe në drejtim të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.

 Në studion e Faxnews, ai tha se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet, ndërsa shtoi se çështja është mbyllur me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa i mbjellë unë mbi të.

Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u paguar ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll”,  tha Gjoklaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat