Aksion në kryeqytet/ Bashkia pastron mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës - Bota Sot
Aksion në kryeqytet/ Bashkia pastron mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

Tirana

E hënë, 21 maj 2018

Aksion në kryeqytet/ Bashkia pastron mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:59
Pastrimi ne lumin e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit ” deri te “Ura Institutit”.

Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura, Forcat e Armatosura, DPN2, DPN3 dhe AlkoImpex, kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm. Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e tij.

Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me boulders (konturim me gurë të mëdhenj) në pjesën tjetër, jo vetëm që e ka sistemuar lumin në shtratin e vet duke mbrojtur banesat, por i ka dhënë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4.
 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test