Veliaj: Nuk ka patur ndonjë kryetar bashkie sa kam unë tek Edi

Tirana

Veliaj: Nuk ka patur ndonjë kryetar bashkie sa kam unë tek Edi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:47
Erion Veliaj

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi”. Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku foli për marrëdhënien mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. 

“Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë. Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeverinë qendrore dhe që përqafohet edhe nga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit”, tha Veliaj.

Sa i takon rikandidimit, kreu I Bashkisë së Tiranës deklaroi se : “S’besoj se do ta kemi këtë sfidë. Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat